Produktet shqiptare ne vend te atyre serbe ne Kosove

RTV KLAN 2018-11-22

Views 2

Bizneset shqiptare e shohin si një derë të hapur rrugën drejt tregut të Kosovës, pas vendimit të Prishtinës për të rritur me 100 për qind tarifat për produktet serbe dhe boshnjake.

Arben Shkodra, kryetar i Shoqatës së Eksportuesve thotë se shumë ndërmarrje kanë nisur të bëjnë analizat se çfarë produktesh shqiptare mund të zëvendësojnë ato serbe dhe po ashtu po studiojnë edhe shijet e konsumatorit në Kosovë.

Edhe Gjergj Buxhuku e shikon masën për taksimin me 100% të vlerës produktet serbe si një okazion për bizneset shqiptare, të cilat mund të depërtojnë më lehtësisht në tregun kosovar.

Për Konfindustria-n masa e marrë nga qeveria e Kosovës është e drejtë, por e vonuar në kohë. Ai kujton këtu shkeljen e herëpashershme nga Serbia të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë që nga bllokimi i linjës së interkonjeskionit e deri te politika e padrejtë që bën me subnvencionimin e produkteve bujqësore serbe në mënyrë që të kenë çmim më të ulët se rajoni.

Eksportet e mallrave shqiptarë drejt Kosovës janë rritur me 30% për periudhën Janar - Tetor të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shqipëria eksporton vetëm 7% të totalit të eksporteve drejt Kosovës, ndërsa Kosova importon 1/6 e produkteve nga Serbia, duke e bërë këtë shtet dominant në shkëmbimet e saj tregtare. Vendi ynë ka eksportuar këtë vit në tregun kosovar 180 milionë euro, kundrejt 450 milionë eurove produkte që kanë hyrë nga Serbia.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form