stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Dy vjet më parë emisioni ?Stop? transmetoi rastin e bujshëm të ish- kreut të Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boci, i cili i kërkonte favore seksuale një qytetareje, që kishte cështje në këtë gjykatë.Të nesërmen e transmetimit, KLD u mblodh urgjent dhe liroi nga detyra Bocin, duke ngritur dhe grup inspektimi për rastin. Pas më shumë se një viti, grupi i KLD nuk doli dot me konkluzion përfundimtar, pasi nuk provonte dot autenticitetin e zërit.Nga ana tjetër prokurorja e Fierit, Elida Hoxha, pushoi cështjen në mënyrë flagrante.Por gjyqtarja, Okleda Lico Manellari,e prishi këtë vendim, duke kërkuar hetim të thelluar.Prokurorja apeloi vendimin e gjyqtares në Apelin e Vlorës dhe ky i fundit la në fuqi pushimin e cështjes.Vetë e dëmtuara, qytetarja R.I e shantazhuar nga gjyqtari Boci tregon kalvarin e gjyqeve dhe ngre pyetjen: në këto rrethana pse nuk u shpall ajo fajtore, për dëshmi të rreme apo shpifje.