Prokurori Besnik Cani në vetting, Komisioni: Pushoi hetimet për tenderat në Elbasan

Report TV 2018-11-23

Views 0

TIRANE-Prokurori Besnik Cani ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për vlerësimin në tre shtyllat; pasurinë, integritet moral dhe profesional. E ndërsa sipas ILDKPKI në aspektin e pasurisë, Cani është në rregull, nuk mendon kështu KPK, e cila pas kontrolleve që ka bërë del në përfundimin se prokurori nuk justifikon pasurinë. ?Prokurori Besnik Cani ka një apartament 117 m2 në ?Don Bosko?, troje në Paskuqan 630 m2 dhe 690 m2, por edhe dy ndërtesa në këtë zonë 150 m2 dhe 300 m2, garazh dhe një makinë. Truallin në Paskuqan 690 m2 dhe banesën 300 m2, Cani thotë se e ka bërë me 700 mijë lekë. Por nuk e justifikon pasi thotë e ka bërë me argat dhe të afërmit e tij.

Më 27 janar 2016 ka bërë kontratë qiraje me shoqërinë ?K.shpk? për 1000m2 për afro 20 vite. K.shpk me këtë kontratë qiraje ka marrë përsipër lejen e sheh ndërtimit për të ndërtuar karburant lavazh dhe bar kafe. Në 2017 kjo kontratë është anuluar. Në këtë kontratë Cani do të përfitonte 5 lekë për cdo litër karburant të shitur. Nga verifikimi rezultoi se karburanti administrohej nga K.shpk ndërsa lavazhi e bar kafeja nga djali i prokurorit Cani. Pasi kompania kishte hequr dorë për të administruar lokali dhe lavazhin.

Kjo kontratë marrëdhënie shkon ndesh me statusin e gjyqtarit e prokurorëve për shkak të funksioneve. Bëmë kërkesë në ILDKP nëse kjo kontratë përben apo jo konflikt interesi. ILDKP na ka sjellë përgjigje duke thënë se nuk ka konflikt interesi për shkak të funksionit të Besnik Cani. Hetuam nëse Cani kishte kryer hetime për këtë kompani ose për ndonjë përfaqësues të saj po rezultoi se nuk kishte. Në disa vite Cani ka pasur mungesë për të justifikuar shpenzimet me të ardhurat, në 2005-2011 ka një bilanc negativ prej 819 mijë lekë.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta njofton se përsa i përket figurës, DSIK nuk ka gjetur asnjë problem duke rekomanduar vijimin e detyrës, po ashtu edhe ana profesionale. ?DSIK ka sjell raport se Cani nuk ka kontakte të papërshtatshme dhe se duhet të vazhdoj detyrën. Për Canin ka disa denoncime për korrupsion dhe kontakte me krimin e organizuar. U ripërditësua raporti i DSIK dhe pas këtyre verifikimeve u konfirmua se nuk ka asnjë kontakt dhe është i përshtatshëm për të qenë prokuror. Prokuroria e përgjithshme ka sjell raport për anën profesionale ku thotë se është i aftë në aspektin profesional dhe korrekt në pune. Vlerësuar shumë mire edhe nga prokuroria e përgjithshme nga 2014-2016? deklaron KPK.

Megjithatë Komisioni ka ngriture dyshime për një vendim të prokurorit në shtator të 2015 kur ka qenë në Elbasan. ?Në një dosje të verifikuar ka rezultuar me probleme nga ana jone. Për vendimin e datës 10 shtator 2015. Prokurori i cështjes XH.S. kishte vendosur dërgimin në gjyq të dosjen me të pandehur B. Gj. akuzuar për kanosje gjyqtari. Kjo dosje i kaloi për kontroll Canit në Elbasan kur ishte drejtues. Cani vendosi shfuqizimin e prokurorit për dërgimin e cështjes në gjyq dhe u pushua cështja. Vlerësojmë se ka dyshime për ligjshmërinë e vend...

Share This Video


Download

  
Report form