Orban: Gruevski mik i Hungarisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-11-23

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka folur për here të pare hapur për çështjen e azilit politik për ish kryeministrin e Maqedonisë Nikola Gruevski. Sipas kreut të ekzekutivit të Hungarisë, Gruevski nuk është thjesht një mik i tij, por edhe një aleat i gjithë popullit hungarez.Pa ish-kryeministrin maqedonas, do ta kishim shumë të rëndë që të mbronim kufijtë e Hungarisë nga vala e refugjatëve, edhe ndërtimin e një muri. Ai edhe atëherë kërkoi ndihmë dhe ne e ndihmuam. Njeriu duhet sinqerisht t?i trajtojë aleatët e tij. Sipas kryeministrit hungarez, Gruevski ishte politikani i pare në Ballkan i cili ishte pro ndalimit të refugjatëve. Duke komentuar lëvizjet ish-kryeministrit te Maqedonisë ne disa vende deri sa mbërriti në Hungari Viktor Orban tha se ?e gjithë historia ishte shumë ekzaltuese siç do histori krimi?.

Share This Video


Download

  
Report form