Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
15 efektivë kanë mbetur të lënduar nga protestat e së enjtes para selisë së Parlamentit, ku një pjesë e tyre ishin dhe femra.
Prezenca e tyre në sigurimin e mbarëvajtjes së tubimeve është vendosur në fakt në vitin 2013. Pas fitores së zgjedhjeve në qershor të këtij viti, Edi Rama vendosi heqjen e rrethimit me kangjella të Kryeministrisë, madje dhe rrëzoi murin pranë godinës së qeverisë.
Në atë kohë mazhoranca do të deklaronte se selia e mbledhjes së ministrave nuk kishte përse të ruhej nga shqiptarët. Deklaratë kjo që vjen pas ngjarjeve të 21 janarit të vitit 2011, ku 4 protestues humbën jetën.
Përballja e parë në tubimin e opozitës do të vinte në shkurt të vitit 2014. Por ndryshe nga sa sigurohej mbarëvajtja e tubimeve, Rama vuri përballë protestuesve efektive femra.
Organizimi kundër qeverisë së asaj kohe kaloi pa incidente.
Ndërsa sërish e njëjta situatë do të përsëritej dhe në organizimin e marsit të vitit 2015. Përplasja e parë do të shënohej në 8 dhjetor të këtij viti.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/police-femra-ne-protesta-strategji-e-qeverise-rama