Report TV - Dashamir Xhika lë qelinë, ish-kreu i ARRSH do të hetohet në ‘Arrest shtëpie’

Report TV 2018-11-23

Views 5

TIRANE-Gjykata e Shkallës së Parë ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-kreun e ARRSH, Dashamir Xhika nga ?arrest me burg? në ?arrest shtëpie?. Për Xhikën, që akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me rrugën Tiranë-Elbasan tashmë hetimet do të vijojnë në masën ?arrest shtëpie?. Ndërkohë që në ?arrest shtëpie? ndodhen edhe Albens Alite dhe Aksel Qorduka.

Hetimet dhe akuzat për Dashamir Xhikën
Ish-kreu i Autoritetit Shqiptar të Rrugëve u prangos më 2 shkurt 2018, me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Mbi ish-numrin 1 të ARRSH-së, rëndonin akuzat e shpërdorimit të detyrës për aksin Tiranë-Elbasan, një rrugë e nisur para shumë vitesh dhe e papërfunduar deri më sot.

Ndërtimi ishte parashikuar të kushtonte 407 mln $, por në auditin e ministrisë së Infrastrukturës, rezultoi se kishte një dëm prej 54 milionë $. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e liroi Xhikën më 23 korrik me një vendim që u mor në fshehtësi, por pas apelimit nga prokuroria, gjykata e riktheu në burg në 1 shtator.

Megjithatë, Xhika vijon betejën me drejtësinë për liri dhe pak ditë më parë dosja kaloi nga Krimet e Rënda te Gjykata e Tiranës, pasi mbi ish-kreun e ARRSH ra akuza e korrupsionit duke u akuzuar vetëm për shpërdorim detyre. E ndërsa në datë 19 nëntor Krimet e Rënda shpallën moskompetecën duke e kaluar te Gjykata e Tiranës Xhika sot gjyqtarja Rexhina Memlika vendosi që të pranonte kërkesën duke ndryshuar masën nga arrest me burg në arrest shtëpie. Për këtë hetim pranë krimeve të rënda dëshmuan ministri Infrastrukturës Damian Gjiknuri dhe dy ish paraardhësit e tij Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishi.

d.ba.

Share This Video


Download

  
Report form