Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rikthehen atentatet me tritol në Vlorë. Një makinë tip ?Benz? me targa AA703 është hedhur në erë nga një sasi e konsiderueshme eksplozivi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:35 të pasdites së sotme në dalje të rrugës Transballkanike, ndërsa mjeti ka qenë në lëvizje.
Në automjet ndodhej drejtuesi, shtetasi Agron Alushaj 48 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.
Alushaj ndodhet në sallën e operacionit në spitalin e Vlorës dhe mësohet se ka humbur gjymtyrët. Sipas bluzave të bardha, gjendja shëndetësore e tij është tejet e rëndë.
Në momentin e shpërthimit, Alushaj sapo kishte dalë nga lavazhi në pronësi të karburantit nga ku po largohej automjeti.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin e autorit/ëve të shpërthimit të mjetit.
Agron Alushaj mësohet se merrej me biznes ndërtimi dhe ishte pronar i një guroreje në Drashovic.
Po kështu Alushaj është dhe i vëllai i ish-drejtores së Hipotekës së Vlorës, Loreta Alushaj Tozaj.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/hidhet-ne-ere-makina-ne-vlore-drejtuesi-humb-gjymtyret