http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Lideri i opozites Basha ka paralajmeruar me tone te ashpra kryeministrin Rama ti jape fund projektit per ndertimin e Unazes se Re. Sot I them terhiqu nga afera e Unazes , asnje centimeter nuk do te perparosh ne kete afere. Basha ka perseritur serish akuzen per menaxhimin e protestes nga ana e policies. Nese do te kishte polici te trajnuar ne radhen e pare te protestes nuk vihen vajza, o i cmendur o hajdut. Lideri i opozites ka akuzuar kryeministrin se po perdor forcat e policise per interesat e tij personale. Rama po perdor policine si burracak, i perdor duke vendosur vajza te pambrojtura ne vijen e pare, i perdor per propaganden e tij e pastaj doje qe ta beje deshmore efektiven e policise, o i semure. Sipas Bashes te gjitha deklaratat e fundit te liderit te mazhorances Rama kunder gazetareve e opozites kane vetem nje synim. Edi Rama eshte i obsesuar te mbroje marreveshjen qe ka lidhur me kompanite per te vjedhur 40 milione euro, ndaj po burgos qytetare te pafajshem e po sulmon ata qe i rrezikojne tepsine. Basha i eshte drejtuar serish institucioneve nderkombetare te reagojne per situaten e krijuar me banoret qe preken nga ndertimi i Unazes se Re.