http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Erion Veliaj nuk ka asnjë mëdyshje për vijimin e projektit te unazës se re por as për mënyrën e mbështetjes financiare te banoreve qe preken nga projekti. Gjate forumit rinor eurosocialist te Tiranës Veliaj tha se për banoret do te ofrohet pakete sociale, bonus qiraje, shtëpi sociale ose kredi te bute. ?Partia Socialiste është e vetmja që të gjitha këto ndërhyrje i bën me një paketë sociale dhe në rastin e Unazës së Re është shumë inkurajuese që të gjithë banorët, banorët e vërtetë jo mitingashët, jo ato që vijnë me autobusë tek lodrat, që vijnë me autobus gjithë Bashkia Kamëz. Shtatë familjet e para do t?i falënderoj për besimin që i kanë dhënë Bashkisë së Tiranës. Gjysma e familjeve do të trajtohen nga ARRSH-ja me pagesën në dorë për çfarë vlen prona e tyre dhe gjysma tjetër nga Bashkia e Tiranës si këta shtatë të parët. Të hënën përgatitemi të presim pjesën tjetër dhe t?u japim një ofertë ose qera, ose një shtëpi sociale. Unë besoj që kemi treguar që jemi e vetmja parti që jo vetëm e ndërton qytetin dhe shtetin, por ka sot paketën sociale më bujare ndonjëherë për kushtet e Shqipërisë, në historinë e Shqipërisë?. Veliaj kishte edhe një mesazh për opozitën qe sipas tij po përpiqet te pengoje zhvillimin e qytetit ?Shumica e popullit mund të jetë e heshtur, mund të mos jetë një minorancë e zhurmshme, por është aq i madh kori i njerëzve që duan që vendi të eci përpara, që duan që vendi të zhvillohet. Ne mund të fitojmë pa asnjë kapsollë, Partia Socialiste mund të fitojë vetëm duke qenë një parti që punon, duke respektuar kundërshtarin, duke u sjellë me etikë , duke i thënë komunitetit alternativa, duke i bashkuar dhe jo duke i përçarë njerëzit dhe forca më e madhe që është investuar në bashki, që është investuar në paqtim të popullsisë, që është investuar tek puna dhe rezultatet konkrete, është kjo ku jemi sot, familja jonë, Partia Socialiste e Shqipërisë?. Ne zgjedhjet e 30 qershorit Veliaj kërkoi mbështetje masive për partine socialiste për te mos u ndalur investimet ne Tiranë.