Prokuroria kërkoi burg për 5 nga 12 të ndaluarit, por gjykata ka vendosur për 10 të ndaluarit masën e sigurisë detyrim paraqitjeje. Seanca u zhvillua mes thirrjeve që vinin nga jashtë nga protestuesit, por edhe mes tensioneve, pasi deputetët e PD, tentuan të hynin me forcë në gjykatë. Burg për organizatorin e protestës, Dorjan Protoduari dhe për personin që tentoi të qëllojë Ramën me këpucë, Ilias Sketiraj.