Ora News - “Urime për burrin e Bregut të bukur”, përkujtohet 105 vjetori i lindjes së Petro Markos

Ora News Lajme 2018-11-25

Views 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shkrimtari i njohur, Petro Marko, është përkujtuar sot me rastin e 105 vjetorit të tij të lindjes. ?Urime për Burrin e Bregut të Bukur? ishte aktiviteti që u mbajt në nder të veprës dhe të jetës së tij.

105 vjetori i lindjes së shkrimtarit Petro Marko u përkujtua sot në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

?Urime për burrin e bregut të bukur? u titullua aktiviteti në nder të tij, që mblodhi bashkë figura të njohura të letërsisë dhe gazetarisë në vend.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, i cili përshëndeti kontributin e jashtëzakonshëm që autori i njohur ka dhënë në letërsinë shqiptare dhe jo vetëm.

Jorgo Goro: Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë kuptojmë veprën e tij. Jam vetë lexues i vazhdueshëm i Petro Markos dhe kuptoj sesa reale dhe sa realist ka qenë ai në veprat e tij.

Kryetari i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, falenderoi të gjithë pjesëmarrësit.

Aleksandër Çipa: Kujtesa është një nga asetet më të mëdha të shoqërisë njerëzore. Është e rëndësishme që njerëzit gjithmonë të shohin nga drita, se shkrimtarët janë dritë.

Petro Marko lindi në Dhërmi, më 25 nëntor të vitit 1913 dhe vdiq më 27 dhjetor 1991.

Marko është autor i disa veprave të njohura si "Hasta la vista", "Qyteti i fundit", të cilat janë botuar edhe në vende të tjera të botës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/urime-burrin-e-bregut-te-bukur-perkujtohet-105-vjetori-i-lindjes-se-petro-markos

Share This Video


Download

  
Report form