Veliaj takon banorët e Astirit: Unë jam 3 herë shpellarë më shumë se ju, hajde të zgjidhim problemin

Ora News Lajme 2018-11-27

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj mbajti një takim me banorët e zonës së Astirit, banesat e të cilëve do të shemben pasi kalon gjurma e projektit të Unazës së madhe.

Veliaj ftoi banorët të gjendet një rrugë e mesme duke trajtuar rast pas rasti,

"Të gjejmë gjuhën për të gjetur një të mesme. Lëshim nuk është vetëm territori, por dhe krenari dhe inate" u shpreh ai.

Kryebashkiaku sqaroi dhe etiketimin 'shpellarë"

Erion Veliaj: " E sqarova disa herë dua ta sqaroj sërish. Nga Tirana në Burrel shkohet për 2 orë. Nga Tirana në Tërpan që është fshati i plakut tim duhet të shkosh një herë në Berat të bësh nga 3 orë të tjera rrugë dhish. Dmth të shkosh tek shtëpia e plakut tim do 5-6 orë nga Tirana. Plaka ime është nga Velçani i Vlorës, pra po të jetë për shpellarë, jam unë nja 3 herë shpellarë më shumë se ty, po të jetë për gjeografi por siç e tha dhe Uka nuk e kisha me ju. Por une them ka parti shpellarësh që vetëm për të marrë pushtetin fusin njerëzit në sherr. Lanë rrugën e Kukësit, lanë teatrin, lanë çadrën për një pazar me tre ministra. Kështu do lënë edhe unazën. Thirrja është ti mbajmë partitë larg. I ka dhënë kryeministri 5 ditë administratës dhe ata i ke në Holandë. E quaj një parti shpellare se përdor taktika të dhunshme ... nuk tërhiqem. U shofshin të gjithë partitë që përçajnë njerëzit. Nuk kërkohet takimi duke djegur goma para bashkisë. Sepse mesazhi që po jep është se çdo gjë bëhet me sherr.

Ta sqarojmë. Kush ka sot gadishmërinë që të takohet? Nëse është rast ARRSH-je tako Afrimin, nëse është rast social hajde ta zgjidhim. Sipas kategorisë. Vetëm na bëni listën e na tregoni.

Takimi u mbajt në sallën e Këshillit Bashkiak.

Veliaj bëri të ditur edhe një herë se për të gjithë ata që s?kanë mundësi ekonomike Bashkia e Tiranës ka vendosur në dispozicion disa zgjidhje nga paketa e saj sociale, duke filluar që nga bonusi i qirasë e deri te strehimi në banesa sociale.

?"Ata që u prishën dje ishin mbi ujra të zeza, tek kanali i m .." Kush është hallexhi, kush është pa lekë, kush është pa legalizim, si rasti i 2 familjeve që lëvizën mbrëmë, e pashë familjen e parë, do shkoj ta takoj prapë, kishin bo shtëpi me kushtet, me një jetë shumë të vështirë te kanali i ujërave të zeza. Brenda në shtëpinë që u prish mbrëmë, te dy të parat, ishte puseta e ujërave të zeza. Kishin vënë qilimin sipër, tavolinën sipër qilimit dhe jetonin mbi kapakun e ujërave të zeza. Sot janë te banesat sociale, por prapë më mirë që u prish ajo gjëja pa leje mbi kolektor dhe sot kanë një shtëpi të cilën mund ta mbajnë pafundësisht?, u shpreh Veliaj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/veliaj-takon-banoret-e-astirit-une-jam-3-here-shpellare-me-shume-se-ju-por-hajde-te-zgjidhim-problemin

Share This Video


Download

  
Report form