'Hotel Marriot International' investime në Tiranë, Rama: Fryt i një përpjekjeje

Report TV 2018-11-27

Views 4

Një nga markat më të rëndësishme ndërkombëtare të hoteleirisë në botë ?Hotel Marriot International? do të investojë në kryeqytetin shqiptar.

Kryeministri, Edi Rama, gjatë fjalës së tij ceremoninë e nënshkrimit të marreveshjes mes ?Marriot Group? dhe kompanisë shqiptare ?AlbStar? u shpreh se deri dje askush nuk mendonte se ky "brand" ndërkombëtar do investonte në Shqipëri.

Është fryt i një përpjekjeje të nisur kohë më parë, në të gjitha aspektet, për t?i dhënë industrisë sonë të turizmit një përmasë të re dhe për të krijuar kushtet që aktorët e mëdhenj të kësaj industrie të mund të hyjnë në Shqipëri dhe Shqipëria të mos mbetet më i vetmi vend siç ishte deri dje, pa asnjë lloj hoteli me pesë yje reale, se me yje të prera vetë, të lyera me të verdhë e të ngulura nëpër tarraca, ne kemi qenë të parët nëpër Europë. Por me 5 yje reale, ne faktikisht jemi të fundit edhe në rajon.

Edi Rama, kryeministër
Shefi i qeverisë u ndal tek rëndësia që kanë për ekonominë e vendit hotelet me 5 yje.

Hoteleria me 5 yje sjell kontribut dhe impakt shumë më të fortë në vetë industrinë e turizmit në tërësi dhe në ekonominë e vendit, sesa hoteleria e kategorisë më të ulët, për imazhin që është kryesori në industrinë e turizmit, për nivelin e lartë të shpenzimeve, për kontributet në punësim, në cilësinë e vendeve të punës, në paga dhe mbi të gjitha, për kulturën që sjell në një sektor ku kultura e mikpritjes është themelore.

Edi Rama, kryeministër
Rama u shpreh se shpejti në Shqipëri do të investojë edhe marka e njohur ndërkombëtare e HAYAT që sipas tij deri pak kohë më parë ishte e paimagjinueshme që mund të vinte në vendin tonë.

Share This Video


Download

  
Report form