Ngritja e KLP-së, Report Tv zbardh listën e prokurorëve që kandidojnë (EMRAT)

Report TV 2018-11-28

Views 0

Report Tv ka siguruar listën të cilën Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka dërguar Prokurorisë së Përgjithshme për kandidatët e konfirmuar të cilët konkurrojnë për t'u bërë anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Lista kryesohet nga kryeprokurorja Arta Marku e cila u konfirmua në detyrë pasi kaloi Vettingun, ndjekur më pas nga këshilltari i saj Besnik Cani prokuror në Elbasan, Anila Leka prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme, Antoneta Sevdari prokurorja e Dosjes ?CEZ?, Arben Dollapaj prokuror në Apelin e Shkodrës.

Në listën e kualifikuar për të garuar në KLP janë prokurori i krimeve të rënda Besnik Muci, ish-kandidat për kryeprokuror, Dritan Prenci dhe Genti Osmani prokuror të krimeve dhe të dosjes hetimore ?Habilaj? në të cilën hetohet dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, Kostaq Beluri prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme ish-drejtues i prokurorisë Vlorë, Vate Staka prokuror në Shkodër, Bujar Shehi prokuror nga apeli i krimeve.

KLP pritet të konstituohet më 11 dhjetor 2018 ku nga 12 prokuror të kualifikuar pritet që të zgjidhen 6 prej tyre. Report Tv ka mësuar se vetë kryeprokurorja Arta Marku nuk do të jetë pjesë e garës edhe pse është kualifikuar nga Vettingu pasi ajo më parë ka dhënë dorëheqjen nga kjo garë për shkak se është drejtuese dhe ligji e ndalon.

Nga 11 prokurorët e mbetur do të zgjidhen 6 prej tyre, ndërsa burime për Report Tv bënë me dije se pretendentët për të vijuar në KLP janë Besnik Muçi, Kosta Beluri, Genti Osmani dhe Besnik Cani, Antoneta Sevdari dhe Dritan Prenci. Por si funksionon KLP e cila më pas i hap rrugë krijimit të Prokurorisë Speciale Antikorrupsion njohur si SPAK?

Share This Video


Download

  
Report form