Taksa 100% Serbisë, Pacolli në Ora News: Kam kërkuar që të vihej që në 2007

Ora News Emisione 2018-11-28

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Jashtëm i Kosovës njëherësh edhe zëvendës Kryeminsitër i Parë Behgjet Pacolli në një intervistë ekskluzive për Ora News u shpreh se Kosova nuk do të tërhiqet nga taksa 100% ndaj mallrave serbe.

Pacolli: Unë nuk besoj se do të ketë tërheqje. Është vendosur kjo masë. Unë për masa të tilla kam folur që nga 2007. Unë kam folur për masa sistematike evolutive jo revolutive. Çdo vend ku kam shkuar Turqi, Bullgari, Shqipëri, Mal të Zi, Kroaci, Itali kam kërkuar që produktet e tyre të jenë sa më tepër prezente në Kosovë, për arsye se unë kam pasur një frike së në Serbia ka punuar dy linja në një fabrikë, një për produktet që vijnë për në Kosovë dhe një për produktet që ata që konsumojnë.

A shkelet Cefta me këtë lëvizje të Kosovës?

Pacolli: Nuk jemi ne ata që sheklin Ceften, ceften e shkel pala serbe. Ne kemi disa marrëveshje me Serbinë. Nëse shifet sa janë implementuar këto marrëveshje, Serbia ka dështuar të implementojë këto marrëveshje. Edhe sot Serbia nuk ka implementuar asnjë marrëveshje. Unë jam për reciprocitet dhe ky reciprocitet ka ndodhur tani. Ka mundur të jetë një masë më tepër ekonomike se politike, por kushtet e kanë kërkuar tani edhe për shkak të arrogancës së Serbisë dhe burtalitetit dhe një masë e tillë është dashur të merret.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ekskluzive-pacolli-ora-news-nuk-terhiqemi-nga-taksa-100-serbine

Share This Video


Download

  
Report form