Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti Eduard Ndocaj është i ftuari special sot në emisionin "Ditë e Re" në Ora News ku ka folur për gjendjen aktuale politike. Ndonëse jemi në festat e nëntorit, ai e konsideroi Shqipërinë si vend të pushtuar nga Rilindja.
Eduard Ndocaj: Gjendja politike aktuale në vend është se jemi në luftë. Nëse dje ishte dita aktuale e çlirimit, ne nuk jemi çliruar ende se me 13 qershor 2013 jemi pushtuar nga Rilindja. Një pushtues nuk bën asgjë tjetër, vjen shemb shtëpinë, të mbyt në ujë, të fut në burg.
Ndër të tjera, Eduart Ndocaj i njohur ndryshe si "kaubojsi" ka folur për banorët në zonën e Astirit, duke thënë se kryeministri është një pushtues modern pasi po sjell luftë dhe dhunë.
Eduard Ndocaj: Ky është një pushtues modern sepse ne e kemi votuar, e kemi sjellë ne pushtuesin. Në fakt, Shqipëria dhe shqiptarët nuk janë çliruar nga e keqja. Politika shqiptare aktuale është totalisht kriminale, nuk është në dobi të qytetarëve. Duke parë që zona e Astirit është e papranueshme që ti ti thuash shtëpinë që nuk janë të legalizume. Një qytetar ka jetuar në një ndërtesë për 30 vite dhe nuk ka ku të shkojë, ti si shtet je i detyruar që ti gjesh një zgjidhje paqësore, jo luftë, jo dhunë, jo burg.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kaubojsi-dite-e-re-shqiperia-eshte-ende-ne-lufte-me-pushtues-edi-ramen