Artan Hoxha: 4 shqiptarë të vrarë në Greqi, pse nuk flasin Meta-Rama, Berisha dhe Basha?

Report TV 2018-11-29

Views 4

Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
Pas amendamentit që Parlamenti Europian ka miratuar ditën e sotme për vrasjen e ekstremistit grek, Konstantinos Kacifa, ku i kërkon Shqipërisë që të zhvillojë një hetim të plotë për këtë vrasje, gazetari Artan Hoxha ka thënë se ky vendim, provon se ngjarja nuk ishte banale.

Në studion e '45 minuta' me gazetarin Denis Minga, Hoxha ka thënë se pavarësisht faktit se në Greqi janë vrarë 4 shqiptarë, ende nuk ka asnjë reagim nga krerët më të lartë të shtetit, por as nga opozita, nuk ka asnjë reagim.

PE dëshmon qartë se ngjarja e Bularatit nuk ishte ashtu siç u përpoqën ta shisnin në Shqipëri, si një ngjarje ordinere dhe banale. Ajo ngjarje në dukje një ngjarje tërësisht kriminale, vetëm në javën e fundit mos harroni grekët kanë vrarë 4 shqiptarë. S?kam dëgjuar as presidentin që flet për një parullë për tifozët e Partizanit. As kryeministrin, asnjë tjetër. Ku do shkonte ai shqiptari që ishte aty. S?ka folur njeri. Askush nuk ka folur për shqiptarët që kanë folur padrejtësisht. Askush nga këta burrat e dheut që u shqetësuan herën e parë nuk ka folur për humbjen e jetës së 4 shqiptarëve. Nëse një terrorist si ai që u vra në Bularat vlen më shumë se vrasja e 4 shqiptarëve, unë se di çfarë kandari kanë këta. Kush ua lidh gojën që u erren sytë kur del greku para? 4 arkivole të ardhura në Shqipëri. Dini gjë nëse ministria jonë e Jashtme, e Brendshme, deputetët tanë të jenë interesuar? Kanë pyetur gjë? Kanë kërkuar gjë zbardhje?

Artan Hoxha, gazetari investigativ i Report Tv

Share This Video


Download

  
Report form