http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori ka njoftuar se më 12 dhjetor do të zhvillohet mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë gjyqësor.Zaganjori ka njoftuar të gjithë gjyqtarët se mbledhja, për përzgjedhjen e 6 anëtarëve të KLGJ, do të zhvillohet në orën 10:00 pranë ambienteve të Hotel Tiranës.Në shkresën e shpërndarë, Zaganjori thekson gjithashtu se pjesëmarrja e gjyqtarëve në mbledhje është detyrim ligjor dhe se askush nuk do të mungojë.Pak ditë më parë ishte kreu i prokurorisë, Arta Marku, ajo e cila njoftoi mbledhjen e prokurorëve për përzgjedhjen e 6 anëtarëve të KLP.Me përzgjedhjen e anëtarëve nga radhët e prokurorëve dhe gjyqtarëve do të ngrihen dhe institucionet e para të drejtësisë: Këshillli I Lartë Gjyqësor dhe ai I Prokurorisë.Të dy këto institucione kanë në përbërjen e tyre nga 11 anëtarë, 5 prej të cilave janë përzgjedhur nga Kuvendi.Por edhe pse KLGJ dhe KLP do të ngrihen problem qëndron fakti se këto institucione nuk do mund të funksionojnë plotësisht.Shkak për këtë janë bërë 7 nenet e rrëzuara nga Gjykata Kushteteuse.Nene që politika edhe pse ka zhvilluar dy mbledhje në Këshillin e Legjislacioni prej 9 muajsh nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të mundësuar implementimin e tyre.