Report TV - Lufta kundër krimit, Lleshaj dhe Veliu takim me drejtuesit e policisë në Korçë

Report TV 2018-11-30

Views 6

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu kanë zhvilluar sot një takim me drejtuesit e Policisë së Qarkut të Korçës.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se takimi i ministrit të Brendshëm ka pasur në qendër luftën ndaj kriminalitetit. Kjo ka qenë edhe porosia e prerë e Lleshajt për krerët e policisë.

Edhe pse Korça është jashtë hartës së rrezikshme të krimit ndryshe nga Shkodra, Elbasani, Durrësi dhe Vlora, Lleshaj ka kërkuar angazhim maksimal për parandalimin e çdo akti që cenon rendin dhe sigurinë publike. Gjithashtu, fokusi është vënë edhe te goditja narkotikës. Masa janë kërkuar edhe mbarëvajtjen e festave të fundvitit.Që prej marrjes së detyrës, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar vizita në policinë e Shkodrës, Durrësit, Elbasanit, Beratit dhe Gjirokastrës ku ka lëshuar urdhra të prerë për zbardhjen e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e forcës goditëse të policisë në përballje me krimin.

Share This Video


Download

  
Report form