Report Tv-Arrestohet 'tmerri' i Shijakut, grabiti 12 banesa brenda dy muajve

Report TV 2018-12-01

Views 4

Një 20 vjeçar është arrestuar këtë të shtunë dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë kryer aktivitetin kriminal të vjedhjes me dhunë të 12 banesave brenda dy muajve në qytetin e Shijakut.

Policia bën me dije se gjatë operacionit të koduar ?Alfa? është bërë i mundur arrestimi i shtetasit Frederik Shkambi 20 vjeç, banues në Shkodër, i cilirezultonte edhe më parë i dënuar për veprat penale, "Vjedhja e kryer në bashkëpunim" dhe" Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të rendit publik".

Sipas policisë mësohet dy autorët gjatë një grabitje kanë kërcënuar edhe një të mitur. Nga hetimet praprake të policisë mësohet se dy të rinjtë, Frederik Shkambi 20 vjeç, në bashkëpunim me me Z.N. 26 vjeç, kanë vjedhur në periudha të ndryshme kohore për disa banesa me thyerje në këtë qytet, ndrysa vetëm një ditë më parë ata kanë kanosur me armë banesën enjë shtetasi të mitur 17 vjeç, me inicialet Xh.Sh.

Share This Video


Download

  
Report form