Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy raste më pak të prekur se viti i shkuar. Është ky bilanci i të prekurve me HIV AIDS në Shqipëri për këtë vit, i cili bëhet me dije nga ISHP. Specialistët apelojnë për mjekim më të hershëm të virusit, pasi rreth 60 % e rasteve shfaqen në stade të avancuara.
Në Shqipëri numri zyrtar i personave të infektuar me virusin HIV gjatë këtij viti është 92.
Instituti i shëndetit publik raporton për 2 raste më pak se vitin e shkuar, në të cilin numri i të infektuarëve ishte 94.
Deri më tani, që prej vitit 1993 janë rreth 1195 raste në total, nga të cilat 71% e të prekurve janë meshkuj dhe 29 % femra.
Roland Bani: Sa i takon grupmoshës i takon asaj seksualisht aktive midis 24-44 vjeç, ku është 50% e rasteve të infektuar me HIV/AIDS.
Specialistët e ISHP tregojnë se cilat janë shkaqet e infektivimit me HIV.
Roland Bani: Në Shqipëri 95% e rasteve të diagonstikuara janë infektuar nëpërmjet marrëdhënieve të pambrojtura.
Por, virusi HIV AIDS transmetohet edhe nga nëna te fëmija.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ne-shqiperi-92-raste-te-reja-me-hivaids?fbclid=IwAR2eDriccenPBbhuQh5i5a29QP38Veup9gMLm8WRNXSW9N6VOUwqLEBJTK4#.XAKlWQt-2PI.facebook