Është monument kulture e kategorisë së parë, por që pas shpallej së saj si e till, kisha e Shën Mërisë në fshatin Sinaj të Beratit nuk ka parë asnjë investim për rehabilitim. Ndrysh njihet edhe Kisha nën shkëmb. Për mirëmbajtjen e saj kujdeset vetëm një një 77 vjeçari i cili shpenzon kursimet dhe lekët e pensionit.
Jani Pjetri, është sot 77 vjeç, jeton në qytetin e Beratit, por me gjithë vitet që mban mbi supe ai kujdeset në mënyrë vullnetare për kishën e fshatit të prindërve të tij. Pas kthimit nga emigrimi në Greqi, Pjetri kthehet në fshatin Sinjë për të parë kishën dhe përballet për herë të parë me gjendjen rrënuar të zonës.
Një shëmb kishte rënë mbi çatinë e kishës, drita nuk kishte, as shkallë, në këtë gjendje e gjeta kishën shtatë vite më parë, dhe vendosa që gjithë kursimet e mija ti investoja për riparimin e saj.
Jani Pjetri, banor i fshatit Sinjë