http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në ditën e dytë të Samitit të G20 në Buones Aires , liderët e 20 vendeve më të industrializuara jane fokusra tek shpëtimi i ekonomisë globale nga kriza financiare.G20, që përbën dy të tretat e popullsisë dhe 85 përqind të ekonomisë globale, ballafaqohet me dyshime mbi aftësinë për te zgjidhurtensionet tregtare dhe dallimet e tjera gjeopolitike midis anëtarëve.Vemendja u perqendrua takimi mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit të Kinës Xi Jinping qe konsiderohet më i rëndësishmi I dekadës mes dy vendeve.Mediat amerikane shkruajnë se ata e kanë fuqinë që t?i japin fund luftës ekonomike, e cila po shkakton dëme prej miliarda dollarësh në të dy vendet. Muajt e fundit jane rritur shqetësimet për një përlasje të mundshme mes Kinës, si fuqi në rritje, dhe SHBA-së si fuqi e parë botërore. Ekziston frika se ballafaqimi mund të sjelle një luftë e ftohtë. Ndërkohë gjatë samitit Presidenti francez Emmanuel Macron i ka thënë princit saudit, Mohammed bin Salman që te lejoje ekspertët ndërkombëtarë të jenë pjesë e hetimit për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.