Kryeministri Zoran Zaev nuk e konsideron problematike që disa institucione shtetërore janë furnizuar apo mund të furnizohen në të ardhmen me centrale telefonike që mund edhe t?i regjistrojnë bisedat. Në valën e aferës për përgjimin e Prokurorisë publike dhe Gjykatës Penale, ai tha se problemi qëndron në faktin se kur dhe si është shfrytëzuar opsion për regjistrimin e bisedave dhe kush ka pasur njohuri për një gjë të tillë.