Ora News - Zgjedhjet 2019, 3.5 mln shqiptarë të drejtë për të votuar. Bashkitë të publikojnë listat

Ora News Lajme 2018-12-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për më shumë lexoni në:
Ministria e Brendshme ka publikuar ekstraktin e parë të listave zgjedhore për zgjedhjet vendore, të datës 30 Qershor 2019. Nga të dhënat paraprake të gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, rezulton se të drejtën e votës e kanë 3.549.909 shtetas. Ndër ta, 50.5 % e zgjedhësve janë djem dhe burra dhe 49.4 % gra dhe vajza.

"Nga lista janë hequr emrat e 1.264 personave që vuajnë dënimin në burgje, sipas përcaktimeve të ligjit, në kuadër të ?Dekriminalizimit?, si dhe janë hequr 1.309 emra të shtetasve mbi 100 vjeç.

Në kuadër të procesit zgjedhor, Drejtoria e Përgjitjshme e Gjendjes Civile u ka kërkuar të gjitha Zyrave të Gjendjes Civile të gjenerojnë ekstraktin elektronik në përbërje të të cilit janë të gjithë shtetasit me të drejtë vote, të cilët mbushin moshën 18 vjeç deri më datën 30 Qershor 2019", thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme.

Po ashtu ministria e Brendshme thotë se "Brenda datës 4 Dhjetor 2018, zyrat e Gjendjes Civile në bashki apo njësi administrative, kanë detyrimin ligjor të printojnë ekstraktin e parë të përbërësve zgjedhore të të gjithë zgjedhësve sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit, nën juridiksionin e tyre territorial. Më pas ky ekstrakt firmoset nga kryetari i bashkisë dhe publikohet në ambientet e bashkive/njësive administrative/në vende me hyrje të lirë të aksesueshme për publikun".

Verifikimi në çdo zyrë të gjendjes civile nëse është përmbushur detyrimi për publikimin e listave të para të zgjedhësve do të bëhet në datën 5 dhjetor.

Ekstraktet e përbërësve zgjedhorë me të njëjtat kritere, do të printohen dhe publikohen në mënyrë periodike, sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor.
http://www.oranews.tv/article/bashkite-deri-neser-te-publikojne-listat-e-zgjedhesve

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS