Katër shkolla fillore dhe tre Çerdhe të Komunës së Çairit sot nuk kanë punuar për shkak të mungesës së ngrohjes qendrore. Ndërsa mbetet pikëpyetje nëse edhe gjatë ditës së nesërme do të punojnë. Pa ngrohje kanë mbetur edhe një numër i madh i amvisërive të Komunës së Çairit të cilat ngrohjen e sigurojnë nga ngrohtorja Shkup Veri. Komuna e Çairit njofton se ka paguar këstin e parë të borxhit që ka ndaj Ngrohtores Shkup Veri, dhe shpreson që nesër të Ngrohtorja të furnizohet me gaz natyror nga ?Makpetrol Prom Gas?.