Gara për Tiranën, Kryemadhi zbulon dy nga emrat që po diskuton opozita: Vendosim brenda janarit

Report TV 2018-12-03

Views 0

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zbulon dy nga emrat e diskutuar në radhët e opozitës për kryetar të Bashkisë së Tiranës. E ftuar në "5 pyetjet nga Babaramo", Kryemadhi tha se ndër emrat e diskutuar janë deputeti dhe kryetari i LZHK, Dash Shehi dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Sipas saj, propozimet konkrete do bëhen gjatë muajit janar kur edhe opozita të dalë me një emër të vetëm. "Zgjedhjet për Tiranën? Brenda janarit do të kemi emra. Kemi diskutuar Dash Shehin, Ylli Manjanin, e shumë e shumë të tjerë. Edhe fëmija im të jetë kandidat i Edi Ramës do të bëj fushatën më të egër kundër", u shpreh Kryemadhi.

Share This Video


Download

  
Report form