Policia e Shkodrës arreston 44-vjeçarin Bardhok Pllanaj, i cilësuar si ?Kumbari? i Shkodrës. Ndaj Pllanajt, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për masën arrest në burg në mungesë për 3 akuza: ?Pastrim parash?, ?Falsifikim dokumentesh? dhe ?Ndërtim pa leje?. Disa orë më pas, policia e arrestoi 44-vjeçarin, pasi dyshohet se ka ndërtuar një pallat 10-katësh me para nga burime kriminale dhe pa leje ndertimi.
Gjykata ka vendosur sekuestron e këtij objekti që ndodhet në qytetin e Shkodrës në pronësi të tij, objekt i cili kap vlerën 2 milion Euro. Pllanaj është një personazh i njohur për policinë pasi 4 vite më parë është arrestuar edhe për trafik droge. Bardhok Pllanaj njihet si njeriu që trazoi politikën dhe policinë disa vite më parë pasi rezultoi se kishte lidhje me deputetë të Kuvendit mark frriku.
Në vitin 2014, kumbari i Shkodrës u fsheh në makinën e Frrokut, për t'iu shmangur arrestimit nga policia, e cila e kërkonte për trafik droge. Në atë kohë, deputeti Frroku ka mohuar të ketë ndihmuar Pllanajn t?i shmangej arrestimit, por në raportin e oficerëve të gjurmimit në sektorin e narkotrafikut shkruhet se i dyshuari në survejim prej tyre ka lëvizur nga lokal ?Antika? në Tiranë drejt Laprakës me automjetin Audi në pronësi të deputetit.44-vjeçari nga Shtoi i Vjetër i Shkodrës.
Pllanaj është hetuar së bashku me disa persona të tjerë, si pjesë e grupit të të arrestuarve në kuadër të operacionit ?Laguna e Vilunit?, madje ndaj tij u nxorr edhe një urdhër arrestimi, por n ë atë kohë nuk u gjet. Më pas ai i shpëtoi dënimit për shkak të mungesës së provave.
Gjatë operacionit ?laguna e Vilunit të zhvilluar më datë 30 shtator 2014, në vendin e quajtur ?Rana e Hedhun? midis Lagunës së Vilunit dhe Shëngjinit, shërbimet e policisë kufitare dhe ato të Guardia di Finanza, panë të hidheshin nga një mjet lundrues, në det çanta të zeza në përmasa të mëdha. Pasi u nxorën nga deti, rrezultoi se brenda thasëve kishte drogë me peshë 210 kg. Të nesërmen, në vendin e quajtur Grykëderdhja e Bunës në Velipojë, forcat e policisë kufitare gjetën të hedhura në det edhe 15 çanta të tjera me peshë 594 kg. Hetimet provuan se sasia e lëndës narkotike ishte ngarkuar në skaf në Velipojë për t?u dërguar në Itali, te pritësit e saj, njëri prej të cilëve është identifikuar si shtetas italian.
Njoftimi i Policisë:
Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër pas një hetimi disa mujor u bë arrestimi i shtetasit: Bardhok Planaj, 44 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër
Arrestimi i tij u bë pasi me datë 03.12.2018 nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër është lëshuar Urdhëri i Ekzekutimit në bazë të Vendimit Penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku ndaj këtij shtetasi është caktuar masa e sigurimit ?Arrest në burg?, për veprat penale ?Pastrimi i produkteve të veprës penale?, ?Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve?, ?Ndërtim pa leje?, parashikuar nga nenet 287, 190 dhe 199/a/3 të Kodit Penal.
Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Rr...