Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kjo është gjithçka ka mbetur nga shtëpia dy katëshe në pronësi të Bajram Nelës, banesa e të cilit sipas bashkisë së Tiranës, ndodhej në gjurmën e projektit të Unazës së Madhe.
Ndërhyrja për shembjen e banesës së ndërtuar prej vitit 1997 shkaktoi përplasje mes pronarëve dhe forcave të policisë.
Familjarët thanë se u njoftuan vetëm një ditë më parë për skualifikimin e banesës së tyre nga procesi i legalizimit. Për rrjedhojë, ata nuk mundën të shpëtonin asnjë prej orendive.
"Të gjithë inspektorët flisnin me siguri që do të prishet sot se s'bën. U thashë më lini tre ditë kohë sa të lëviz gjërat.Kam pasur një thes me miell aty dhe nuk arrita ta marr".
Me tone më të ashpra u deklaruan deputetët e opozitës, të cilët njoftuan përshkallëzim të protestës.
Balliu: Këta meritojnë protestë, këta meritojnë revoltë dhe largimi i tyre tashmë është bërë emergjencë kombëtare. Është interes kombëtar, të marrin shembull nga Franca.
Më herët pronari i objektit, kati i parë i së cilit ishte vendosur në dispozicion për shërbime biznesi, tha se e ka ankimuar vendimin e ALUIZNI-t për skualifikimin e shtëpisë nga procesi i legalizimit, ndërsa u shpreh se do të ndjekë rrugën gjyqësore ndaj projektit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/familja-nuk-pranon-te-largohet-nga-banesa-qe-kane-shkuar-ta-shembin