Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rishikim të projekteve dhe analizë ekonomike të gjitha investimeve që ka kryer bashkia e Durrësit përgjatë viteve të fundit.
Kështu është shprehur kryetari i degës së Partisë Demokratike për Durrësin Ferdinand Xhaferri, në një dalje publike në qendër të qytetit bregdetar.
Shkak për këtë dalje publike të kreut të PD-së është bërë një rrethrrotullim që Bashkia bëri pak ditë më parë në qendër të qytetit dhe pas përfundimit e ktheu menjëherë në gjëndjen e mëparëshme pasi shkaktonte kaos në trafik.
Xhaferri tha se Dako po shpërdoron fondet publike dhe nuk po menaxhon si duhet taksat e qytetarëve durrsakë, ndërsa duke iu referuar rrugës së plazhit theksoi se me ardhjen e PD në krye të Durrësit ai segment, por edhe investime të tjera, do të ribëhen duke u konsultuar me ekspertë të mirëfilltë dhe qytetarë.
Xhaferri: Jemi sot për tu paraqitur me fakte konkrete sesi paaftësia, papërgjeshmëria, korrupsioni, abuzimi, arrogaca janë bërë të gjitha bashkë tek kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, duke na shkaktuar veç të tjerave një masakër urbanistike në qytet. Bëhet rrugë, ribëhet rrugë. Dako e kthyer Durrësin në bastion të krimit. Po evidentojmë problemet që ka qyteti.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/xhaferri-akuza-dakos-do-rishikojme-te-gjitha-projektet-e-bashkise-se-durresit