"Kenga Magjike" ngre siparin te merkuren

RTV KLAN 2018-12-04

Views 3

Janë provat e fundit. Kënga Magjike ngre mbrëmjen e të mërkurës siparin e edicionit të 20. Përgatitjet po i mbajnë mbërthyer organizatorët e këngëtaret deri në orët e vona. Juria duket e përfshirë në çdo interpretim. Ardit Gjebrea sheh në detaje gjithçka.

Na premton surpriza, spektakël e garë të fortë. Kësaj here, festivali i këngës moderne shqiptare duket si një sfidë brezash, me një interes mjaft të madh të të rinjve.

Ardit Gjebrea: Do të jenë 23 këngëtarë big dhe 26 këngëtare të rinj.
-Si duket gara kete vit?
Ardit Gjebrea: Do të jetë garë e fortë.

Interesi i ka kaluar kufijtë e Shqipëriseë. Tre nga këngëtarët janë italianë.

Ardit Gjebrea: Ky që po këndon është italian.

Nga Italia vijnë për herë të parë edhe 12 balerinë të talent shoë 'Amici', te drejtuar nga Maria De Filipi.

Ardit Gjebrea: Maria De Filipi ka marrë balerinë shqiptarë, ne marrim italianë.

Është një kontribut i Klaudia Pepës, balerinës që keni parë për vite me radhë në ekranin e Tv Klan dhe që në këtë edicion të Këngës Magjike vjen në rolin e prezantueses, së bashku me Bora Zemanin.

Klaudia Pepa: Është boom për mua. Këta janë balerinët...

Ka elementë të 'Mediasetit' në këtë edicion, por edhe të gjigandit tjetër italian RA, emrat e mëdhenj të të cilit mbajnë firmën e skenografisë, zërit e ndriçimit.

Për herë të parë në një festival në Shqipëri, do të përdoret një teknologji e re nga këngëtarët.

Ardit Gjebrea: Do të këndojnë me kufje dhe jo me monitor.

Gjithçka është gati dhe festivali do të vijë në tre netë live në ekranin e Televizionit Kombëtar Klan. Nata e parë më 5 Dhjetor, e dyta më 6 dhe finalja më 8 Dhjetor. Interesi është i lartë edhe për ta ndjekur në Pallatin e Koncerteve.

Share This Video


Download

  
Report form