Report Tv-Vrasja e Kaçifas/ Krimet e Rënda eksperiment në vendngjarje

Report TV 2018-12-05

Views 0

Kur ka kaluar një muaj nga vrasja e Konstandinas Kaçifas në Bularat të Gjirokastrës pasi qëlloi dhe kundërshtoi me armë policinë e shtetit, ish-bashkëshortja e 35 vjeçarit ka refuzuar të jap deklarime në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Report Tv ka mësuar se dy fletëthirrjeve të dërguara nga prokurori Njazi Seferi ish-gruaja e Kaçifas me të cilën ai ka dhe një vajzë të mitur 10 vjeçare nuk i është përgjigjur. Interesimit të Report Tv se në çfarë faze ndodhen hetimet për ngjarjen e Buluaratit, Krimet e Rënda iu përgjigjen se ata janë në pritje edhe të aktekspertimeve nga laboratori policisë shkencore.

Jo zyrtarisht nga grupi hetimor konfirmohet mundësia e një ekspertimi në vendin ku u gjet i vrarë Kaçifas, për mënyrën se si ai ka rrezikuar jetën e policëve dhe momenti i vrasjes nga policia për të kuptuar nëse është respektuar apo jo ligji në momentin që ai është ekzekutuar.

Si pjesë e dosjes hetimore deri në këtë fazë të hetimeve janë administruar dëshmitë e babait të Konstandinos, Jani Kaçifas, policëve dhe disa dëshmitarëve që më 28 tetor 2018 kanë parë Kaçifasin me armë duke qëlluar në qendër të fshatit.

Të shtunën më 8 tetor në fshatin Bularat përmes një meshe pritet që të përkujtohet në një ceremoni vdekja e tij, ndërsa nga policia janë marrë masa që 52 personat e shpallur të padëshiruar nga Shqiperia pas ceremonises se varrimi, të mos lejohen të futen ilegalisht.

Share This Video


Download

  
Report form