Hoxhaj: Taksa per mallrat serbe, levizje strategjike

RTV KLAN 2018-12-06

Views 1

Në Klan Debat, në intervistë ekskluzive nga Prishtina, kolegu Seladin Xhezairi bisedoi me zv/Kryeministrin Enver Hoxhaj për zhvillimet e fundit politike në rajon, me theks të veçantë ngjarjet më aktuale për Kosovën, si Masat e vendosura në taksat e produkteve serbe, FSK-ja si dhe bisedimet ndërmjetësuese mes Kosovës dhe Serbisë.

Zv/Kryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj thotë se taksat e larta të vendosura për produktet serbe janë bërë me qëllim politik, dhe e përshkruan këtë vendim jo si një betejë boksi, pra jo agresiv, por si një lëvizje strategjike, e cila do të tregojë se Kosova është shtet sovran dhe vendos vetë për politikën e saj.

Lajmi i fundit, i cili ka bërë bujë në rajon i dhënë nga Zv/Kryeministri është ?pakti? që ai e ka përmendur në një medie serbe, pra me politikën e Beogradit, gjë të cilën ai e kundërshton duke thënë se, baraspesha në Ballkan është qëllimi i vetëm që e ka pasur edhe si ministër i Jashtëm.

Në Klan Debat, Hoxha foli edhe për zhvillimet e fundit në Maqedoni si dhe për marrëdhëniet që Kosova i ka me Shqipërinë.

Share This Video


Download

  
Report form