Lezhë/ Dhjetra shkolla pa ngrohje, nxënësit detyrohen të vishen trashë

Report TV 2018-12-06

Views 8

Edhe këtë dimër, në një pjesë të mirë të shkollave të qytetit të Lezhës do të mungojë ngrohja. Ndonëse janë ndërtuar apo rikonstruktuar vitet e fundit në Gjimnazin ?Hydajet Lezha? shkollat 9 vjeçare ?Nënë Tereza?, ?Gjergj Fishta?, ?Kosova? dhe ?Besëlidhja? sistemet kaldajave janë jashtë funksioni. Në këto kushte nxënësit thonë se janë të detyruar të vishen trashë, pasi nuk kanë zgjidhje tjeter.

''Unë jam veshur trashë sepse mungon ngrohja", tha një nxënës. "Kaloriferët nuk punojnë fare. Nuk ka ngrohje të duhur, nuk punojnë fare. Është shumë problem sepse në dimër nuk kemi ngrohjen e duhur", u shpreh një tjetër.

Problematika pranohet edhe nga Drejtori i Arsimit në Lezhë, Bardhok Pulaj. Ai thotë se riparimi i kaldajave kërkon fonde të konsiderueshme dhe është kërkuar mbështetja e bashkisë për të gjetur zgjidhje.

"Mbetet problem si gjithmonë dhe duhet gjetur një zgjidhje për shkollat e qytetit dhe shkollat të cilat kanë ngrohje me sistem qendror, me kaldaja, pasi nuk janë në funksion. Bashkia sëbashku ne duhet të gjëjë zgjidhje në mënyrë që kjo kangrenë e viteve të zgjidhet. Sepse në fakt, temperaturat janë të ulëta dhe krijon probleme për procesin mësimor", u shpreh Bardhok Pulaj.

Ndërkohë në fshatra situata paraqitet krejt ndryshe.Thuajse në të gjitha shkollat ngrohja realizohet me soba me dru zjarri dhe bashkia ka bërë të mundur sigurimin e lëndës drusore e cila është shpërndarë në çdo insitucion arsimor.

Të kontaktuar për këtë çështje Bashkia e Lezhës nuk pranon të prononcohet dhe nuk dihet nëse ky problem do të gjejë zgjidhje.

Share This Video


Download

  
Report form