Duke dashur apo jo, presidenti Gjorge Ivanov konfirmoi një pjesë të deklaratës së djeshme të Aleksandër Vasklevskit - Ninxha. Ivanov tha se sekretari i tij i përgjithshëm ka qenë në selinë e VMRO DPMNE-së më 27 prill, pikërisht siç tha Ninxha. Ndryshe Ivanov u përpoq të mohonte gjithçka që u tha dje në sallën e gjyqit për përfshirjen e tij në përgatitjet për kinse gjendjen e jashtëzakonshme.