http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV 80 persona, përgjithësisht me kombësi greke nuk janë lejuar të futen në territorin shqiptarë për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimorë të Konstandinos Kaçifas në Bularat. Në mesin e 80 personave që iu është ndaluar hyrja në Kakavijë dhe Qafe Bote, një pjesë janë shpallur ?non grata? pas incidenteve në ditën e varrimit të Kacifas ndërsa të tjerët nuk e kanë bindur policinë kufitare për qëllimin e futjes së tyre në vendin tonë. Po ashtu bëhet e ditur se ne mesin e atyre që nuk janë lejuar të futen në Shqipëri janë edhe 3 gazetarë grek. Behet e ditur se te tjere greke qe nuk jane lejuar te shkojne ne Bularat, jane ndaluar edhe nga pala e policise kufitare greke.Dokumentimi i meposhtem tregon arsyetimin qe iu eshte paraqitur shtetasve qe nuk u lejuan te futen ne Shqiperi. Ata konsiderohen si kercenim per sigurine publike, sigurine e brendshme, shendetin publik ose marredheniet nderkombetare te Republikes se Shqiperise.