Basha: Të pastrojmë parlamentin nga krimi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-12-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Opozita u mblodh ne ?Qytetin Studenti?, per te kujtuar 8 dhjetorin, Diten e Levizjes Studentore.Lideri demokrat Basha risolli ne vemendje ndryshimin e madh qe sollen te rinjte tre dekada me pare. Ai beri thirrje per pastrimin e parlamentit aktual nga lidhjet me krimin.Sot me qindra e mijëra studentë janë në kushte mesjetare, pa dushe me krevate marinarësh në dhoma të vogla. Me kushte të mjerueshme me mungesa totale për financimin e tyre dhe me tarifa që rriten, mbyllen biznese. Më tej aty ku duhej kampusi universitar, ku arsimi duhet të kishte prioritet absolut, ka një parkim nga i cili Bashkia vjel para, mbi taksat e tarifat që ka vendosur në qytet. Qindra familja presin me ankth prishjen e shtëpive, si banorët e unazës së re 1000 familjë që kanë 35 ditë që rezistojnë ndaj skeme të madhe grabitje e vjedhjeje. Këto nuk janë vendimet e shqiptarëve as të një qeverie që përfaqëson shqiptarët. Kanë bllokuar ëndrrën e studentëve. Kjo bandë hajdutësh ka vetëm një projekt, të grabitjes së shqiptarëve dhe Shqipërisë.Ultimatumi ynë politik si studentët e ?90, si dëshirë e aspiratë e çdo shqiptari. Parlamenti shqiptar ose do pastrohet nga krimi dhe t?iu kthehet qytetarëve ose do të rrëzohet, do rrëzohet, do rrëzohet. Ta çlirojmë qeverinë shqiptare nga krimi dhe ta kthejmë nëpërmjet votës shërbëtore të qytetarëve dhe jo sunduese. Kjo frymë është më e madhe.Po të jemi bashkë nuk ka forcë që na ndal, le të jemi bashkë në këtë dhjetor të dytë për të mposhtur bandën e hajdutëve?.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS