Hetim ‘DH-Albania’ dyshime se falsifikoi dokumentet për fitimin e tenderit për Unazën e Re

Report TV 2018-12-08

Views 2

Kompania ?DH-Albania? fituese e ?Lotit I? që është kontraktuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ndërtimin e mbikalimit dhe nënkalimit tek ish-sheshi ?Shqiponja? zyrtarisht është vënë në hetim. Që prej mëngjesit të djeshëm prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për ?Falsifikim dokumentash? dhe ?Pabarazi në tendera publikë?. Pritet që në ditët në vijim prokuroria të sekuestrojë të gjithë praktikën tenderuese për këtë lot rrugor dhe njëherësh të kërkojë dhe dokumentacionin origjinal pranë Qëndrës së Biznesit të kompanisë ?DH-Albania?, e cila pretendon se është një kompani degë e prestigjozes amerikane ?Dunwell Haberman?.

Pa dyshim i pari që do pyetet për këtë çështje është përfaqësuesi ligjor i kompanisë ?DH-Albania? 26-vjeçari Avdjol Dobi. Hetimi i prokurorisë ka nisur kryesisht pasi disa shkrimeve në media se kompania ?DH-Albania? ka fituar tenderin për ?Loti I? të ?Unazës së re?, nëpërmjet një dokumenti të falsifikuar. Ky dokument që pretendohet se është i falsifikuar është një vërtetim që kompania e ka marë nga departamenti i shtetit të Delaware në SHBA, në të cilin qartësohet se kompania prestigjoze amerikane ?Dunwell Haberman? nuk ka asnjë detyrim përsa i përket taksave dhe pagesa të ndryshme në këtë shtet.

Share This Video


Download

  
Report form