http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri inspektoi ambientet e Arkivit Teknik te Hidrokarbureve në qytetin e Fierit. Dokumentet qe ndodhen ne ketë institucion e kane fillesën qe ne vitin 1927. Fondi i arkivit përmban të gjitha te dhënat e shtetit shqiptar për hidrokarburet përfshirë studime në fushën e gjeologjisë; te dhënat per teknologjinë e nxjerrjes e përpunimit si dhe dosjet e puseve të naftës.?Ky projekt synon kopjimin dhe dixhitalizimin e të dhënave dhe përbën fazën e parë të dixhitalizimit. Kjo fazë do të pasohet më tej dhe nga ndërhyrjet e tjera që kërkon të ndërmarrë Ministria dhe AKBN-ja deri tek projekti për ?multi client data?, duke i dhënë një perspektivë shumë të rëndësishme kërkimit dhe zbulimit të hidrokarbureve në vendin tonë?.Ministri Gjiknuri theksoi se dixhitalizimi është një hap shumë i rëndësishëm drejt modernizimit të të dhënave për hidrokarburet.?Do të bëjë të mundur të hidhen në format elektronik të gjithë shiritat, të gjithë të dhënat historike dhe kjo nuk ka vetëm efektin e një ruajtje më të mirë, por mbi të gjitha kjo vlen që ne të marketojmë më mirë pasuritë tona nesër për investitorë të huaj. Shumë shpejt do të hapim dhe garat për blloqet ?off shore?, pra në detin Adriatik dhe Jon.Per ministrin e infrastrukturës ruajtja e dokumenteve ne formatin elektronik do të bëjë që ne te ardhmen të negociohen kontrata më të mira, por edhe investitorët të njihen me të dhënat historike të të gjithë pasurive te nëntokës shqiptare.