Pezullohen 117 patenta gjate fundjaves, 21 shofere bien ne pranga

RTV KLAN 2018-12-10

Views 0

Plot 2150 masa të ndryshme administrative janë vendosur gjatë fundjavës nga Policia Rrugore e Tiranës për drejtuesit e automjeteve. Nga këto rezultojnë 117 patenta të pezulluara për alkool, shpejtësi tej normave dhe shkelje të tjera rrugore.

Nga kontrollet policore në akse të ndryshme të kryeqytetit gjatë fundjavës, u evidentuan shoferë me nivele të larta të alkoolit deri në 1.30 mg/l apo shpejtësitë deri në 170 km/h, që për kushtet e rrugës dhe lageshtirën ky nivel alkooli dhe shpejtësitë e larta, janë një rrezik potencial, jo vetëm për drejtuesin e mjetit dhe pasagjerët që udhëtojnë me të, por për të gjithë përdoruesit e tjerë të rrugës.

Në pranga ranë 21 drejtues mjetesh, nga të cilët 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 3 drejtues motomjetesh të papajisur me leje drejtimi, si dhe dy drejtues mjetesh për veprën penale të ?Korrupsionit aktiv ndaj funksionarëve që ushtrojnë funksione publike?.


Ndërkohë, gjobat e tjera janë vendosur për përdorim celulari gjatë drejtimit të automjetit, mospërdorim të kasës mbrojtëse në motor dhe shkelje të tjera administrative.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS