Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vlora ndezi mbrëmjen e së dielës dritat e festave të fundvitit.
Pema tradicionale është vendosur në zonën e Lungomares, ndërsa dekori shumëngjyrësh i dha gjallëri qytetit bregdetar.
Kryebashkiaku Dritan Leli ndezi dritat bashkë me një grup fëmijësh, ndërsa uroi për festa të gëzuara.
Dritan Leli: "Më shumë paqe, dashuri, vlerësim për njëri-tjetrin, më shumë për të moshuarit, për gjyshërit, për të gëzuar së bashku ashtu siç Vlora e meriton.
Ceremonia u shoqërua me një koncert festiv.
Siç është bërë traditë edhe këtë vit në qytetin bregdetar u çel pista e patinazhit, ndërsa i gjithë dekori është realizuar nga nxënësit e shkollës industriale.
Atmosfera festive ka nisur të ndjehet në të gjitha qytetet, por dritat e festës i kanë dhënë një dimension krejtësisht tjetër qytetin të Korçës, që synon të kthehet në një destinacion në mbrëmjet e fundvitit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vlora-e-korca-ndezin-dritat-e-festave-te-fundvitit