“Unaza e Re”, Basha: Përgjegjësit të vjedhjes, Rama e Qëndro - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-12-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon të qëndrojë përkrah banorëve të Astirit, në protestën e tyre kundër shembjes së banesave nga projekti i Unazës së Re.Si çdo ditë kreu demokrat në fjalën e tij u ka vënë emra fajtorëve të asaj që ai e quan vjedhje rekord. Sipas tij fajtorët e vetëm për këtë janë kryeministri Rama dhe kreu i ARRSH, Afrim Qëndro.?Kjo aferë është bërë me Edi Ramën dhe ai ka marrë drejtëpërdrejtë përfitimet. Kjo që po ndodh është pasojë e degjenerimit total të qeverisjes, shqiptarët s?po e mbajnë më dot keqqeverisjen. 40% e shqiptarëve nuk ngrohin dot shtëpitë e tyre. Pensioni nuk mjafton as për të blerë bukë. Për të mundësuar këtë vjedhje rekord 40 mln euro janë turrur mbi banorët, dhe po të mos ishte për qëndresën e banorëve dhe mbështetjen që i dha opozita e bashkuar, sot këto shtëpi do ishin shembur. Nuk mjaftohen me vjedhje por do bëhet dhe për pastrim parash. Kryeminsitri Edi Rama dhe kreu i ARRSH, Afrim Qendro janë përgjegjësit kryesorë për këtë vjedhje. Kjo është radiografia si funksionon qeveria e Edi Ramës?.

Share This Video


Download

  
Report form