Amerikanet “marrin” nen kontroll Shkodren per energjine

RTV KLAN 2018-12-12

Views 1

Kompania e shpërndarjes së energjisë do të rinisë aksionin kundër vjedhjeve dhe refuzimit të pagesave për energjinë elektrike. Kontrollet do të përqendrohen fillimisht në rajonin e Shkodrës, i cili ka 10% të konsumatorëve në rang vendi dhe nivelin më të lartë të humbjeve. Nëse në të gjithë Shqipërinë humbjet e energjisë elektrike janë 23.7%, për Shkodrën niveli është 40%, por më poshtë se 61.8 që ishte në 2013-ën.

Administratori i kompanisë Ardian Çela, tha se tashmë në këtë zonë do të jenë amerikanët që do të punojnë bashkë me drejtorinë rajonale për të marrë vendimet dhe për të ndryshuar mentalitetin e kompanisë.

?Pavarësisht masave të forta të ndërmarra nga OSHEE, vjedhja e energjisë elektrike është ende një fakt në këtë rajon, prandaj është e nevojshme ndërhyrja e fortë për të përmirësuar operacionet e brendshme.?

Është misioni USAID që do të dërgojë në Shkodër kompaninë Tetra Tech, e cila ka realizuar edhe planin e veprimit në Shkodër.

?Në 12 muajt që do të pasojnë, USAID do të ofrojë asistencë teknike për OSHEE-në në fushën e leximit dhe faturimit, mbledhjes së të ardhurave dhe kontrollit si dhe të planifikimit dhe operimit.?

Shkodra është një nga rajonet më të vështira për të operuar dhe luftuar paligjshmërinë pasi është e ndarë në zona influence, ku shpeshherë punonjësit e OSHEE-së e kanë të pamundur që të ndërhyjnë.

Share This Video


Download

  
Report form