Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjyqtarët nga të gjitha gjykatat e vendit u mblodhën mërkurën për të votuar 6 anëtarët gjyqtarë në Lëshillin e Lartë Gjyqësor. Për këto vende kandidojnë 9 gjyqtarë nga të treja shkallët e gjyqësorit pas dorëheqjes 24 orë më parë nga kandidimi të gjyqtares Alma Brati.
Konferenca u hap nga kryetari i Gjykatës së Lartë njëherazi dhe kreu i Konferencës së Gjyqtarëve, Xhezair Zaganjori, i cili vlerësoi rolin e gjyqtarëve në reformën në drejtësi.
Xhezair Zaganjori: Shumica e komunitetit të gjyqtarëve e kanë mbështetur reformën.
Me pas konferenca u përshëndet edhe Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila e cilesoi një ditë të shënuar për sistemin e drejtësisë.
Etilda Gjonaj: Sot jemi më pranë se kurrë hapjes së një faqe të re të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke e kthyer atë, në një sistem të drejtë, në një sistem të pavarur dhe të paanshëm.
Ashtu si dhe në mbledhjen e prokurorëve, nuk munguan as mesazhet e ndërkombëtarëve. Ambasadori BE-së, Luigi Soreca, tha se roli i KLGJ-së do të jetë jetik për integrimin e Shqipërisë në BE, ndërsa numri dy i Ambasadës amerikane garantoi se mbështetja e SHBA për drejtësinë do të vijojë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/qeverisja-e-gjyqtareve-togat-e-zeza-votojne-perfqesuesit-ne-klgj