Njësoj si ditën e djeshme edhe sot, një grup i vogël studentësh ka kaluar natën në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? para Kryeministrisë dhe para Ministrisë së Arsimit. Siç shihet edhe nga pamjet, numri i studentëve që ka qëndruar jashtë në temperaturat nën zero, ka qenë simbolik. Turma është shpërndarë dhe shumë pak student kanë vendosur të sfidojnë të ftohtin dhe të qëndrojnë për të protestuar.