Presidenti i Gjykatës Europiane në Shqipëri: Gjyqtarët shqiptarë të mos tremben nga politika

Report TV 2018-12-14

Views 0

?Gjyqtarët shqiptarë nuk duhet të kenë frikë nga politika, biznesmenët dhe krimi teksa japin vendime?. Ky ka qenë mesazhi i përcjellë për gjyqtaët shqiptarë, nga Kreu i Gjykatës Europiane të drejtësisë, Koen Lenaerts i cili vizitoi Shqipërinë fill pas zgjedhjes së Këshillit të lartë të Prokurorisë dhe atij gjyqësor.

Pas krijimi të Këshillit të Gjyqësorit dhe Prokurorisë presidenti i Gjykatës Europiane të Drejtësisë Koen Lenaerts ka vizituar Tiranën. Në një takim e me magjistratë ai ka kërkuar që me moton para ligjit të gjithë janë të barabartë, togat e zeza sduhet të tremben para politikës, interesave të biznesit apo krimit.

?Mesazhi im për gjyqtarët shqiptarë është të respektojnë ligjin, para ligjit të gjithë janë të barabrtë. Mos u ndikoni nga askush, qoftë politikan i rëndësishëm, biznesmen, grupe interesi apo krimi. Jini kurajoz dhe jepni drejtësi duke arguemtnuar përse vendosët në atë mënyrë?.

Koen Lenaerts, Kreu i Gjykatës Europiane të drejtësisë
Ndalu tek situata aktuale ku ndodhet drejtësia shqiptare me gjykatën e lartë dhe kushtetuese të bllokuar, Lenaerts kërkoi që ajo të zgjidhet sa më parë.

?Nuk është normale kjo situatë, por janë probleme që vijnë edhe nga e kaluara ndaj sa më parë të plotësohen boshllëqet dhe gjykatat të funksionojnë pasi duhet dhënë drejtësi dhe duhet ruajtur kushtetuta?, ka thënë Lanaerts.

Lenaerts vlerësoi procesin e vettingut në të cilin po kalojnë gjyqtarët në Shqipëri duke thënë se është një proces që duhet kryer dhe duhet të qëndrojnë në sistem ata që e meritojnë. Lenaert është Kreu i Gjykatës Eurpiane të Drejtësisë post në të cilin është zgjedhur ta mbaj deri në vitin 2021, ndërsa këtë të premte ai foli në një sallë ku ndryshe nga para procesit të vettingut gjyqtarët ishin me veshje më të thjeshta dhe mungonin aksesorët e luksit si ora e çanta firmato.

Share This Video


Download

  
Report form