Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lëvizja studentore çoi në një zgjim kombëtar dhe ngjalli shpresë tek qytetarët.
Por analisti Ilir Demalia insiston se nëse kjo lëvizje nuk tejkalon ato 8 kërkesa dhe përmbys këtë establishment politik do të mbetet thjesht një protestë hidrosanitare.
Ilir Demalia: Lëvizjet e fuqishme nuk kanë kurbë ulje dhe ngritje. Nëse ka nevojë për një revolucion sot një vend, është Shqipëria. Ka nevojë për një përmbysje totale të kësaj politike, këtij establishmenti politik të lidhur me oligarkët e krimit dhe ata ekonomik.
Nëse studentët do ta mbyllin këtë protestë me këto 8 kërkesa, atëherë kjo protestë do të mbyllet si protestë hidrosanitaresh për punë banjosh dhe çezmash. Dhe ato 8 kërkesa Rama do ti pranojë por nuk mundet ti realizojë në mënyrë të menjëhershme.
Nuk ka vend në botë që shteti tu japë para Universiteteve private. Kjo lëvizje duhet të bëhet e përgjithshme dhe tu hapet dera qytetarëve, jo politikanëve.Nëse nuk ndodh një përmbysje në të rast që ishte momenti atëherë do vazhdojë gjendja e kënetës, Edi Rama në pushtet.Një koment pati dhe për Këshillin Kombëtar të PD.
Ilir Demalia: E patë dhe Këshillin Kombëtar të PD, shumë për të dëshiruar, më kujtoi kongresin e koperativave në kohën e komunizmit, nivel shumë i ulët.
#oranews
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/levizja-studentore-demalia-nese-nuk-permbys-kete-establishmentperfundon-proteste-hidrosanitare