http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjatë gjithë natës duke u gdhirë e diela, selia e partisë demokratike ishte e hapur, për shkak të verifikimit dhe numërimit të votave të mijëra delegatëve që një ditë më parë vendosën për emrat e rinj të këshillit kombëtar.Ky proces përfundoi në orën 5 të mëngjesit, ndërkohë që gjatë paradites, ekipet e numërimit kanë bërë rakordimet e shifrave.Burime zyrtare të PD bënë të ditur se kanë votuar 75 perqind e mbi 7 mijë delegatëve të kuvendit kombëtar. Ata zgjodhën 220 anëtarët e rinj të këshillit kombëtar, ndërkohë që në listën e kandidatëve ishin 352 vetë.Mes tyre kryetari i PD Basha kishte përfshirë edhe kritike te tij. Por kundërshtarët e liderit demokrat zgjodhën të dorëhiqen njëri pas tjetrit.Edit Harxhi, Keltis Kruja, Genti Minarolli, Edvin Kulluri, Valbona Mezini, Fabian Topollaj dhe Erla Mehilli bënë të qartë se nuk do te kandidonin pasi gara sipas tyre ishte e kontrolluar nga Basha.Këshillit Kombëtar do t?i mungojnë edhe emra si Majlinda Bregu, Ridvan Bode e Genc Ruli qe prej kohësh nuk janë në politikë, e po ashtu edhe astrit patozi.Nga kundërshtarët e fortë të Bashës në këshill është vetëm Jozefina Topalli.Këshilli kombëtar pritet të zgjedhe sekretarin e përgjithshëm të PD, nënkryetarët dhe sekretariatin.