Është zhvilluar për të dytin vit radhazi në ambientet e pallatit të brigadave ?Oda 2018?, një aktivitet që bëri bashkë artistët shqiptarë që promovojnë Shqipërinë nëpër botë.
Me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, u shpërndanë 4 çmime për personazhe të njohur shqiptare që me krenari i tregojnë botës se janë shqiptarë dhe që nuk kursehen asnjëherë që t?ia prezantojnë bukuritë e vendit tonë turistëve anekënd botës.
Me këtë çmim u nderua futbollisti i Kombëtares, Armando Sadiku, regjisori Piro Milkani, aktori Nik Xhelilaj dhe modelja Emina Çunmulaj.
Ministri i Turizmit Blendi Klosi tha se roli i artit dhe kulturës është i pazëvendësueshëm për të promovuar vendin.
?Oda 2018? mblodhi në një mbrëmje gala, disa nga shqiptarët e famshëm në botë.
Tv Klan