Ndryshimet në Ligjin për tregti nuk do të anulohen dhe do të fillojnë të zbatohen nga 1 janari, njoftoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Paraprakisht, shitësit kërkuan korrigjim të disa pjesëve të ligjit, siç është dhënia e licencave për tregti, rregullimin e çështjes se kush mund të shesë në përgjithësi në këto tregje dhe pikë tjera.